Epidemiologia: Ja cilat janë lagjet e Tiranës me koronavirus

Lagjet e Tiranës ku janë përqëndruar vatrat e infeksionit të koronavirusit janë në Astiri, tek Fresku dhe tek Kodra e Diellit.

Gjatë një takimi më Ogerta Manastirliun, mjekët thanë se rastet e konfirmuara janë përqendruar kryesisht në zonat rurale.

“Në punën tonë prej 5 muajsh na ka ndodhur që kryesisht vatrat më të rëndësishme janë në zonat rurale tek Astiri, Fresku dhe kryesisht tek Kodra e Diellit.

Kush është kryesore?

Vatrat janë të transmetimit komunitar, sidomos me hapjen, sidomos për eventet mortore, festash, ditëlindje që marrin pjese grumbullime të rinj, që kemi vënë re kohët e fundit” ka thënë një nga mjeket në videon që ka shpërndarë ministrja për ndjekësit e saj në Facebook.