Në Itali e bëjnë të kryer: Ibra dhe Milan vazhdojnë bashkëpunimin

Zlatan Ibrahimovic do të vazhdojë të jetë pjesë e Milanit.

Sulmuesi suedez pritet që të zgjasë bashkëpunimin me kuqezinjtë, duke shuar kështu zërat që e lidhnin me një largim të mundshëm nga “San Siro”.

Mediat italiane raportojnë se Ibrahimovic ka arritur marrëveshjen me Milanin, për të vazhduar edhe për një sezon. Ajo çfarë pritet tashmë është zyrtarizimi i kësaj marrëveshje.

Kontrata thuhet të jetë një vjeçare, me mundësi me mundësin e rinovimit, nëse skuadra kualifikohet në Ligën e Kampionëve.