Pole - position dhe rekord për Hamilton në pistën e Silverstone

Luis Hamilton vazhdon të dominojë në Formula 1. Piloti britanik fitoi Pole Position dhe do të niset nga vendi i parë në garën e nesërme në çmimin e madh të Britanisë së Madhe.

Hamilton siguroi Pole Position numër 91 në karrierë si dhe vendosi edhe rekord në pistën e Silverstone me kohën 1’24’’303. Në vendin e dytë u rëndit Botas, kurse në të tretin Verstapen.

Zhgënjen Sebastian Vetel që do niset vetëm nga vendi i 10-të.