‘Ka ardhur koha të mbroni demokracinë’/ Pse PPE po i bën thirrje popullit shqiptar

Brukseli ka qenë i qartë: Edi Rama po dëmton nisjen e negociatave. Gjermania ka qenë akoma më e prerë. Kurse PPE, grupimi më i madh politik në Europë ka folur me një gjuhë të ashpër.

Ata kanë kërkuar për reformën zgjedhore, në mënyrë që të plotësohet një kusht për nisjen e negociatave.

Këtë herë, pasi Edi Rama miratoi në mënyrë të njëanshme ndryshimet kushtetuese, PPE është e drejtpërdrejtë: Populli shqiptar duhet të mbrojë demokracinë.

Ajo që po bën Edi Rama nuk është një gjë që dëmton vetëm opozitën politike, por Shqipërinë dhe fatin e saj.

Deklarata e fortë u bë nga zëdhënësi i PPE në Parlamentin Europian, Michael Gahler.

“Për miqtë e mi në Facebook që kanë një interes të drejtperdrejt mbi Shqipërinë:

Unë i konsideroj me shumë keqardhje dhe të diskutueshme qëllimet e vërteta të partisë qeverisëse së Shqipërisë, e cila theu konsensusin e arritur  me ndermjetesim ndërkombëtar me opozitën dhe dje ndryshoi në mënyrë të njëanshme kushtetutën.

Nuk mund të jetë e pranueshme për askënd që qeveria Rama, e cila synon hapjen e negociatave te pranimit me BE të iniciojë në mënyrë arbitrare ndryshimet e rregullave  të garës elektorale. Nëse kjo qeveri dëshiron realisht hapjen e negociatave e pranimit me BE, si mund të mos pranojë këshillat e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare respektive për një çështje kaq të ndjeshme dhe themelore për demokracinë.

Grupi i PPE do të vëzhgojë me kujdes veprimet e ardhshme në lidhje me kodin zgjedhor dhe do të nxisë me forcë që të arrihet konsensusi me opozitën brenda Këshillit Politik.

Varet nga partitë dhe shqiptarët, nese do ta mbrojnë demokracinë dhe perspektivën e tyre europiane,” shkruan ai.