Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Mandatin do ta marrë ai që siguron 61deputetë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski ka njoftuar se do ti japë mandatin e formimit të qeveris partia e cila do ta bindi se ka siguruar 61 deputetë.

Norma kushtetuese e nenit 90 për ndarjen e mandatit është e qartë, Mandatin e merr kandidati i partisë ose partia që ka shumicën në Parlament dhe këtu presidenti nuk ka praktikisht asnjë hapësirë manovrimi.

Më konkretisht do t’ia jap mandatin cilido përfaqësuesi nga 6 listat zgjedhore që ka marrë deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut e cila do më bindi e ka siguruar shumicën prej 61 deputetëve.

Seanca konstitutive e përbërjes së dhjetë parlamentare do të mbahet në datën 4 gusht.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura në datën 15 korrik, koalicioni i drejtuar nga LSDM fitoi 46 deputet Koalicioni VMRO-DPMNE 44 deputet, BDI 15 deputet Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12 deputet E Majta 2 dhe PDSH një deputet.