Ndaloi zbarkimin e emigrantëve/ I hiqet imuniteti Mateo Salvinit, ja sa vite burg rrezikon

Senati Italian ka votuar PRO heqjes së imunitetit për udhëheqësin e ekstremit të djathtë Mateo Salvini.

Votimi ishte i ngushte 149 senatorë votuan pro dhe 141 kundër.

Heqja e imunitetit parlamentar do të thotë se gjykata është e lirë të filloi gjykimin e çështjes së tij në akuzën e rrëmbimit të mbi 100 emigrantësh që dënohet deri në 15 vite burg

Prokurorët e Palermos e akuzojnë Salvinin se ka abuzuar me pushtetin e tij duke ndaluar zbarkimin e një anije spanjolle “Open Arms” me mbi 100 emigrantë në bord .

Salvoni në kohën kur ishte Ministri Brendshëm në gusht të 2019 ka penguar për 3 javë zbarkimin e emigrantëve në tokën Italiane, vetëm kur u arrit  një marrëveshje në BE për çështjen e emigrantëve ai lejoj zbarkimin e tyre.

“Jam krenar që kam mbrojtur Italinë dhe do ta bëja përsëri", tha Salvini, duke reaguar ndaj votimit.

Seanca e tij dëgjimore do të zhvillohet në 3 tetor pasi u shty nga pandemia e Covid 19.