Rrëfehet Granit Xhaka: Isha pranë largimit nga Arsenali, më ndihmoi Arteta

Mesfushori Granit Xhaka, e ka pranuar se ishte pranë largimit nga Arsenali.

Shqiptari raportohet se do të largohej pa asnjë dyshim nga Arsenali pasi atij iu hoq shiriti i kapitenit në nëntor, shkak i sherrit me tifozët kur po zëvendësohej në ndeshjen kundër Crystal Palave.

27-vjeçari mungoi në skuadër për pesë ndeshjet vijuese, megjithatë ai e gjeti sërish veten nën drejtimin e trajnerit të ri, Mikel Artetas, të cilin tani e ka falënderuar.

“Të gjithë e dinë çfarë ndodhi mes meje dhe tifozëve. Nuk ishte një kohë e këndshme. Por, ndoshta Arteta ishte i rëndësishëm sepse unë u ktheva më i fuqishëm sesa kurrë më parë, kështu që kam mësuar nga ajo situatë. Shpresoj të kenë mësuar edhe tifozët”, ka thënë Xhaka.

“Unë i thosha gjithmonë vetes, por edhe tifozëve, se unë jam një djalosh që e jep 100 për qind nga vetja çdo ndeshje. Njerëzit filluan të më kuptojnë mirë me kalimin e kohës. Që të jem i sinqertë, isha shumë, shumë largimit. Deri në atë moment, e kisha pasur një kohë të mrekullueshme në klub”.

“Por, pas asaj, unë natyrisht ndihesha keq sepse nuk e prisja atë nga tifozët. Nuk e kisha pasur në mendje kurrë më parë largimin, por pasi ndodhi ajo situate, fillova ta mendoj largimin”.

“Kur Mikel erdhi, unë zhvillova një takim shumë të këndshëm me të. Ai ma ktheu karrierën dhe ma dha një mundësi të dytë dhe më tregoi se më beson. Unë kam tentuar gjithçka për t’ia kthyer këtë të mirë”, përfundoi Xhaka.