Përgjaket Kurban Bajrami në Afganistan, shperthen makina bombë, 17 të vdekur

Një shpërthim me makina ka ndodhur gjatë festimeve të Kurban Bajramit në provincën Logar në Afganistan.

Besimtarët myslimanë ishin duke festuar Kurban Bajramin teksa një  sulm i papritur me një bombë të kamufluar brenda një makine I mori jetën 17 personave.

Shpërthimi madje ndodhi afër selisë së guvernatorit të provincës teksa njerëzit aty afër ishin duke kryer pazaret për ditën e sotme.

Talebanët kanë mohuar të kenë lidhje me këtë ngjarje teksa Afganistani tashmë po pret një përgjigjie nga ISIS e cila disa orë prej tragjedisë ka vendosur të heshtë.