VIDEO/ Tentoi të vidhte të moshuarën, hajduti e pëson keq

Pre e një grabitje ka rënë një e moshuar në Kolumbi, ku ajo ishte duke ecur me telefon në dorë, kur papritur një djalë i ri me motor i afrohet dhe tenton t’ia rrëmbejë atë.

I pajisur me një helmetë në kokë, I riu nuk e priste që e moshuara ta shfrytëzonte këtë aksesor, ku në moment ia hoqi nga koka dhe e goditi disa herë.

I trembur dhe i lënduar njëkohësisht, grabitësi u largua duar bosh nga vendngjarja.

Policia ka bërë me dije për rastin dhe tashmë ka nisur një hetim për të identifikuar autorin.