COVID-19/ Rritet numri i rasteve të reja në Itali, por raportohen më pak viktima se në Shqipëri

Në 24 orët e fundit janë rritur shifrat e të infektuarve në Itali, ku janë regjistruar 386, nga 289 para një dite.

Ndërkohë lajmi i mirë vjen nga përgjysmimi i viktimave nga një ditë më parë, ku janë regjistruar 3 vdekje nga 6 që ishin 24 orë më parë. Totali i të vdekurve shkon në 35132 persona.

Shqetësues mbetet fakti që shtohen pacientët në terapi intensive.

Rajoni më i goditur është tashmë Veneto, i pasuar nga Lombardia dhe Emilia Romagna në veri por edhe Sicilia.