FOTO/ Mbyllet Kategoria Superiore, kjo është renditja përfundimtare

Është mbyllur edhe java e fundit e Kategorisë Superiore, teksa tashmë janë dhënë të gjitha verdiktet.

Titullin kampion e fiton Tirana e vendit të parë, e cila e mbyll me 70 pikë, 4 më shumë se Kukësi i vendit të dytë.

Në vendin e 3-të renditet Laçi, ndërsa ndiqet nga Skënderbeut i vendit të 4-t dhe Teuta e vendit të 35-të, me kurbinasit dhe durrsakët që kanë siguruar pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

Një sezon i dështuar ky për Partizanin, i cili e mbyll në vendin e 6-të me 53 pikë.

Bylisi ia del të qëndrojë në Superiore, teksa renditet në vendin e 7-të me 61 pikë, ndërsa Vllaznia ngel në “play-out” dhe për të qëndruar në Superiore duhet të mposhtë Besëlidhjen.

Nga kategoria kanë rënë Luftëtari dhe Flamurtari.