Shkencëtarët identifikojnë 21 mjekime të mundshme kundër koronavirusit

Shkencëtarët kanë identifikuar 21 përbërës që mund të ndihmojnë në trajtimin e koronavirusit, duke përfshirë një mjekim kundër lebrozës, trajtime eksperimentale kanceri dhe mjekime kundër alergjisë.

13 nga këto mjekime kanë treguar se janë të sigurta në doza të ulëta dhe nuk ka mundësi të shkaktojnë rrezik, tregon studimi i publikuar në ‘Nature’.

Kërkuesit nga qendra Sanford Burnham Prebys Medical Discovery Institute, në Kaliforni janë të fokusuar të zbulojnë 4 mjekime që besojnë se, në kombinim me remdesivir, do të japin rezultate të kënaqshme kundër koronavirusit.

Shkencëtarët po përdorin ‘organoide’, mushkëri në miniaturë, të krijuara në laborator, për të zbuluar se cilat mjekime funksionojnë më mirë kundër infeksionit.