Konfirmohet dueli i parë i Khabib pas vdekjes së babait

Nuk do të ketë një përballje tjetër Mc Gregor-Khabib. Sportisti rus do kthehet në ring për të mbrojtur titullin, por jo ndaj Mc Gregorit, por kësaj radhe ndaj Justin Gaethje.

Ka qenë presidenti i UFC-së, Dana White që ka konfirmuar kundërshtarin e Khabib dhe datën se kur do zhvillohet dueli.

“Kjo ndeshje do të ndodhë. Khabib-Gaethje me 24 tetor”, tha shkurtimisht Dana White.

Khabib vjen pas një periudhe të vështirë, pasi humbi babain disa javë më parë prej Koronavirusit.