Koronavirusi lë dëme afatgjata në zemër si një atak, tregojnë studimet

Koronavirusi mund të shkaktojë dëme afatgjata në zemër, tregojnë dy studime të reja.

Është bërë e qartë që virusi respirator sulmon gjithashtu edhe sistemin kardiovaskular, si dhe shumë organe të tjera, ku përfshihen veshkat dhe truri, por studimet e reja hedhin dritë mbi dëmet shqetësuese në zemër.

Një studim gjerman zbuloi se 78% e pacientëve që u shëruan nga COVID-19 mbetën me ndryshime strukturale në zemër dhe se 76% e të mbijetuarëve shfaqnin shenja të ngjashme me ato që lë një atak kardiak.

Një studim i dytë, zbuloi se më shumë se gjysma e njerëzve që humbën jetën nga virusi, kishin një sasi të lartë virusi në zemër.

Nuk është ende e qartë se sa mund të zgjasë dëmi, por studimet kanë dhënë rezultate shqetësuese.