Hyri në banesë për ta përdhunuar, si e përndoqi 40 vjeçari viktimën e tij në Tiranë

Gjatë ditës policia raportoi për arrestimin e një 40 vjeçari në Tiranë, të akuzuar ‘për marrëdhënie seksuale’ me dhunë me të rritura.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Kombinat’ të Tiranë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet M.N., i cili ishte shpallur në kërkim prej dy ditësh.

Mësohet se 40-vjeçari, ndiqte në rrugë një 35-vjeçare.

Po ashtu mësohet se gjatë asaj dite, pasi e ka ndjekur vajzën, ai është futur me forcë në banesën e kësaj të fundit dhe ka tentuar që të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Por pasi vajza kishte nisur të bërtiste, kjo skenë ka bërë që ai të largohej nga banesa.