518 viktima dhe mbi 55 mijë raste me COVID-19 në SHBA

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 55,187 raste të reja me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me këto shifra, mësohet se numri në total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 4,229,624.

Me konfirmimin e 518 viktimave gjatë 24 orëve të fundit, numri total i të vdekurve ka shkuar në 146,909.

Deri tani, SHBA është ndër vendet e goditura rëndë nga COVID-19.