Dëmi 110 milionë euro/ Paloka: Rama duhej dërguar përpara drejtësisë

Numri dy i PD-së, Edi Paloka ka reaguar sërish përmes një fotoje në Facebook, lidhur me dëmshpërblimin që qeveria shqiptare duhet të paguajë ndaj binzesmenit Italian, Francesco Bechetti.

Paloka thotë se parlamenti sot duhet të kishte shkarkuar kryeministrin dhe ta kishte dërguar atë para drejtësisë.

Postimi i plotë:

Një “parlament” që është kthyer jo vetëm në qesharak për nivelin mizerabeë, po dhe në një fatkeqësi për shqiptarët.

Një Parlament serioz duhej të kishte shkarkuar Ramen dhe ta kishte dërguar përpara drejtësisë qofte edhe vetëm për dëmin prej 110 milionë eurosh që duhet të paguajnë shqiptarët, pa llogaritur krimet e tjera të tij, që janë kthyer në fatkeqësitë më të mëdha të një populli të tërë!