57 vjet më parë goditi tërmeti që vrau mbi 1000 persona në Shkup

Si sot e 57 vite më parë një termet katastrofik goditi kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut,Shkupin, rreth 1000 persona humbën jetën.

Tërmeti më magnitutë 6.1 goditi vendin në orën 05.17 minuta duke vrarë mbi 1000 persona dhe shkatërruar rreth 200 000 shtëpi.

Të gjithë viktimat janë varrosur në Butel të Shkupit ku është ngritur një përmendore në kujtim të tyre.

Hekurudha e vjetër që ndodhet në Shkup nuk është lëvizur fare dhe mbahet akoma si sot e 57 vite më parë, duken qartë gërmadhat e shkaktuara nga tërmeti ndërsa akrepat e orës në hekurudhë qëndrojnë 05.17 minuta duke rikujtuar momentin e tërmetit.

Sot kjo hekurudhe është kthyer në muze nga bashkia dhe vizitohet nga shume njerëz.