Gjendet i vdekur në banesë një shtetas italian në Kavajë/ Ja dyshimet e para

Pasditen e sotme është gjendur i pajetë në apartamnetin e tij, një shtetas italian në Kavajë.

Sipas raportimeve nga mediat, italiani banonte në lagjen nr. 2 të Kavajës, në katin e gjashtë të një pallati, dhe ishte i martuar me një shqiptare prej më shumë se 20 vitesh.

Siç raporton gazetari Baçi, ai i kishte humbur kontaktet me familjare?t e tij ne? Itali qe? prej ore?n 08:15 te? me?ngjesit te? sote?m, nde?rsa nuk ju e?shte? pe?rgjigjur thirrjeve te? tyre ne? telefon.

Viktimë mësohet se është shtetasi Xhuzepe Klemente, rreth 70 vjeç, i cili mësohet se kishte pasur probleme të shumta shëndetësore në të kaluarën.

Në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune dhe dyshimet e para janë që ai mund të ketë ndërruar jetë për shkak të ndonjë sulmi në zemër.

I moshuari italian kishte lënë amanet para se të ndahej nga jeta që të varrosej në Shqipëri.

Ndërkohë, trupi i pajetë do të dërgohet te morgu i Tiranës, pasi është nënshtetas i huaj.