Trump mund të ndërhyjë shumë shpejt në Ballkan. Diplomatët jashtë kontrollit?

Burime diplomatike nga Departamenti i Shtetit konfirmojnë se diplomacia amerikane do të ketë ndryshime thelbësore në Ballkan.

Presidenti Trump do të vendosë në qendër të politikës së tij të jashtme interesat amerikane në rajon.

Sekretari i ri amerikan i Mbrojtjes Matis e konfirmoi këtë tre dite më parë me qëndrimin për Kosovën.

Konfirmohet se ndryshimet do të prekin stafin diplomatik të disa ambasadave në Ballkan dhe një prej tyre do të jetë Shqipëria.

Ndryshimet priten të jenë të thella dhe të shpejta në kohë.

Burimi i lajmit të mëparshëm për diplomatët që nuk lëvizin në Ballkan është një analizë e një shoqate me sponsorizim të Xhorxh Soros./SYRI.net/