E quajtën Krid, Klea zbulon kuptimin e veçantë që fshihet pas emrit të vogëlushit

Çifti shumë i dashur për publikun, Elgit Doda dhe Klea Huta u bënë prindër për herë të parë më 4 qershor të këtij viti.

Klea solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin e veçantë Krid.

Ky emër ka shkaktuar kuriozitet te ndjekësit e moderatores, të cilët e kanë pyetur së fundmi rreth kuptimit të tij.

Klea ka treguar se është dashuruar me emrin "Krid" sapo e ka dëgjuar dhe prandaj ia ka vendosur të birit.

"Që më çoi zemrën peshë kur e dëgjova dhe ja vura birit tim! Sepse thjesht u dashurova! Kaq", ka shkruar moderatorja në Instastory.