Me foton më të ëmbël me partnerin, Olta Gixhari zbulon gjininë e bebushit që po vjen

Aktorja shumë e dashur për publikun, Olta Gixhari do të bëhet së shpejti nënë për herë të parë.

Ajo është në javët e fundit të shtatzënisë dhe ditën e djeshme e motra zbuloi se aktorja është në pritje të një djali.

Gjininë e bebit e ka konfirmuar së fundmi vetë Olta, me anë të fotos më të ëmbël.

Në fotën në fjalë shihet dora e saj dhe dora e partnerit, të kapura me njëra-tjetrën.

Së bashku ato po mbajnë një palë atlete ngjyrë blu.

"Shiko kush po vjen! Djali ynë", ka shkruar Olta krahas fotos.

Kujtojmë se aktorja ende nuk e ka zbuluar portretin e partnerit dhe kjo është një nga të rrallat herë që ajo ka publikuar foto me të.