Kukësi dhe Skënderbeu ndajnë nga një pikë

Është mbyllur në barazim pa gola sfida mes Kukësit dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e parafundit në Kategorinë Superiore.

Mund të cilësohet pafrikë, sfida e rasteve të humbura pasi dy ekipet shpërdoruan raste të arta dhe në fund u ndanë në “paqe”.

Pas fitores së Laçit e cila siguroi Europën, Skënderbeu nuk kishte asnjë objektiv, ndërsa në krahun tjetër, Kukësi qëndron në vendin e dytë me 63 pikë të grumbulluara.