Njoftimi i Policisë/ I riu u mbyt në lumë, ishte zhdukur që ditën e djeshme ….

Një 29 vjeçar me inicialet B.M. nga fshati Bujan është mbytur në lumin Valbonë.  Siç konfimohet edhe nga burimet zyrtare të policisë, familja e viktimës kishte denoncuar humbjen e djalit dje në orët e mbrëmjes pasi ai nuk ishte kthyer në shtëpi. 

Dëshmitarët kishin thënë se e kishin parë në lumë duke u larë, kështu që sot paradite është angazhuar policia për kërkimin e tij në lumë, dhe rreth orës 15.00 e kanë gjetur trupin e pajetë të 29 vjeçarit.  Policia thotë gjithashtu se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune, çfarë mendohet se ai duhet të jetë mbytur në ujë aksidentalisht. 

Edhe në Kukës gjatë muajit të fundit, në ujërat e liqenit të Fierzës janë mbytur tre të rinj.