Nxirret nga lumi trupi i të riut, ja çfarë u gjet në makinën e tij

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në mesditë në fshatin Bujan të Valbonës, ku një i ri ka humbur jetën në lumë

Sipas të dhënave më të fundit, trupi i përket, 29 vjeçarit, B. N.

I riu mësohet se ka qenë me makinë në lumë, ku në vendgjarje është gjetur automjeti i tij si edhe rrobat që kishte lënë aty.

Në këto moment është bërë edhe nxjerrja e trupit nga lumi.

Sipas policisë në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune dhe besohet se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale.