Lajme të mira për mamatë, nuk infektojnë foshnjat me koronavirus edhe nëse u japin gji, tregon studimi

Mamatë me Covid-19 nuk ka shumë gjasa që të infektojnë fëmijët e tyre të sapolindur, edhe nëse u japin gji.

E vetmja gjë që duhet të bëjnë ato është të ruajnë masat e kontrollit dhe të mos qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

Kërkuesit nuk raportuan asnjë rast të sëmundjes në 120 foshnja që u testuan.

Kjo edhe kur ato u jepnin gji fëmijëve të tyre dhe ndanin një dhomë me ta.

Mamatë mjafton që të vënë maska dhe të ndjekin rregullat e higjienës.