‘E lanë të vdiste’/ Skandal, Urgjenca Kombëtare nuk i dha ndihmë 27-vjeçarit nga Kavaja

Një skandal i vërtetë ka ndodhur me Urgjencën Kombëtare që ka për detyrë për të ndihmojë qytetarët.

SYRI TV ka zbuluar se Urgjenca Kombëtare nuk i është përgjigjur të riut 27-vjeçar nga Kavaja edhe pse ata u kanë treguar realisht në situatën ku ndodheshin.

Edhe pse kanë telefonuar shumë herë në numrin 127, urgjenca kombëtare nuk i ka ofruar ndihmën të riut i cili ishte njëkohësisht i sëmurë edhe me talasemi.

Familja e të riut nga Kavaja i ka dërguar mesazh edhe kreut të qeverisë Edi Rama, duke i kërkuar ndihmë në lidhje me atë që po ndodhte me të riun.

Janë dashur disa mesazhe që më në fund autoambulanca e urgjencës kombëtare të shkonte dhe të merrte të riun nga Kavaja e ta dërgonte në spital, dy ditë më parë.

Por duket se ndihma e dhënë ka qenë e vonuar, pasi i riu nuk ka mundur të mbijetojë as 48 orë në spital, duke humbur jetën.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Shërbimi Infektiv: I riu ishte asimptomatik nga COVID19

Ministria e Shëndetësisë sqaron se, referuar shërbimit infektiv, një i ri 27 vjeçar nga Kavaja, ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral. 27 vjeçari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID19. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes.