Conte me ‘dhimbje koke’, dëmtohet futbollisti i Interit

Interi do të vuajë një mungesë të madhe në përballjen ndaj Genoas.

Antonio Conte, duhet të bëjë llogaritjet e tij pa mbrojtësin Stefan De Vrij pasi holandezi u zëvendësua në ndeshjen kundër Fiorentinës e cila u mbyll në barazim pa gola.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, testet e De Vrij treguan se ai ka një dëmtim të lehtë në gju dhe pritet të mungojë 2-3 javë.

Ky dëmtim do t’ia pamundësojë lojtarit paraqitjen kundër Genoa dhe tashmë Antonio Conte duhet të mendojë për rotacionet që do të bëjë në formacion.