Zjarr dhe breshër: pamje apokaliptike të zjarreve në Kaliforni

Susanville, California - Peizazhe apokaliptike u kapën nga fotografët në Kaliforni, SHBA, ku zjarre të tërbuar që prej javës së kaluar kanë ndikuar tek moti. Një stuhi e përzier me një kolonë hiri prej flakëve ka sjellë erëra të çrregullta dhe vetëtima para se të shndërrohej në një stuhi breshri.

Kështu dukej zona para stuhisë.

Zjarri ka prekur më shumë se 23 kilometra katrorë në Lassen County që nga e premtja e kaluar, duke kërcënuar gati 200 familje. Evakuimi i detyrueshëm është urdhëruar nga autoritetet. Dy zjarrfikës u plagosën atje ndërsa po luftonin një zjarr tjetër në të njëjtin qark – Gold Fire - në fillim të javës.