Bylis-Tirana/ Ja çfarë ndodhi me mbledhjen e Komisionit të Etikës që do të zhvillohej sot

Mbledhja e cila pritej të zhvillohej ditën e sotme në lidhje me dyshimet e ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës, mes Bylisit dhe Tiranës, nuk do të zhvillohet.

Shkak për këtë është bërë mungesa e anëtarëve, pasi në mbledhje ishte vetëm kryetari i Komisionit të Etikës, Fatmir Braka dhe Bashkim Koka.

Vendimi do të merret në një moment të dytë, pasi të shqyrtohen të gjitha materialet e mbledhura për ndeshjen në fjalë.

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, gjithashtu ka paraqitur deklaratën e plotë me shkrim ditën e premte dhe tani pritet vetëm vendimi.