Prej 5 ditësh i vdekur në shtëpinë e tij, fqinjët ndjenë erën e keqe

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Korçë.

Një 55-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen numër 3 të qytetit juglindor.

Burime nga policia thanë se kanë qenë fqinjët që kanë ndjerë erën e keqe që vinte nga apartamenti i 55-vjeçarit dhe kanë njoftuar policinë.

Viktima nuk ka shenja dhune ndërkohë dyshohet se ai ndërruar jetë 5 ditë më parë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.