Vrasja me thikë në Kasnicë të Fierit, gjykata lë në burg autorin
Gjykata e Fierit këtë të mërkurë ka lënë në burg autorin e vrasjes se Perparim Sehatit në Kasnicë, Alionid Saliaj, ndërsa për të afërmit e viktimës të cilët akuzohen për dhunë ndaj nënës së autorit kanë dhënë masës detyrim paraqitje.
Të afërmit e 46 vjeçarit, Agron Sehati me të birin Gazmir Sehati akuzohen se kanë dhunuar fizikisht nënë e 31 vjeçarit në banesë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 18 qershorit, Alionid Sali qëlloi me thikë 46-vjeçarin për motive të dobëta.
Vetë autori Alionid Sali ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se ka vepruar në gjaknxehtësi.
“Krimin e kam bërë në tension e sipër”, ka thënë ai.
Edhe pse iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, Seati nuk mundi të mbijetonte.