55-vjeçari gjendet i varur brenda banesës

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në lagjen nr.3 në  Korçë, ku një 55-vjeçar  është gjendur I varur.

Burimet bëjnë me dije se 55 vjeçari jetonte i vetëm, ndërsa nuk janë konstatuar shenja dhunë në trupin e tij.

Priten përgjigjet e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar kohen kur ka ndodhur kjo ngjarje.