Tensionet në kulmin e tyre, SHBA i kërkon Kinës të mbyllë konsullatën në Hjuston

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Kinës që të mbyllë konsullatën e saj në Hjuston të SHBA-së.

Pekini tha se e dënon këtë veprim dhe paralajmëroi hakmarrje, raporton Reuters.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Ëang Ëenbin, tha në një konferencë për media se Kina ishte njoftuar se duhej të mbyllte konsullatën.

Në ambientet e Konsullatës janë djegur dokumente dhe të gjitha të dhënat kompromentuesë sipas medieve në SHBA

Autoritete Kineze kanë sqaruar se ambasada po vijon normalisht dhe nuk ka asnjë pezullim pune.

Mike Pompeo, Sekretari Shtetit Amerikan ka kërkuar formimin e një koalicioni kundër ndikimit Kinez në botë që po rritet fuqishëm kohët e fundit.

Në konferencën e mbajtur në Londër Pompeu e ka akuzuar Kinën se po kërkon të arrijë qëllimet e veta duke shfrytëzuar pandeminë e Covid 19.

Tensionet janë rritur më Kinën për shkak të mungesës së informacioneve dhe transparencës gjatë shpërthimit të Covid 19 në dhjetorin e kaluar dhe miratimin e ligjit të sigurisë kombëtare në Hong-Kong