Leeds United me emra të mëdhenj në Premier League, synon Ibrën dhe Cavanin

Pas rikthimit në Premier League, Leeds United ka pretendime për të qenë konkurrues në elitë dhe pritet të bëjë përforcime të bujshme në merkato.

Dje u firmos kontrata rekord me sponsorin e ri “Adidas” dhe emrat që përmend pronari Andrea Radrizzani janë të mëdhenj.

Ai tha se dëshiron të transferojë në “Elland Road” dy sulmues me parametër zero, Zlatan Ibrahimovic (Milan) dhe Edinson Cavani (PSG).

Ibra do të jetë me siguri i vështirë. Ne u përpoqëm ta transferonim në janar, por ai zgjodhi Milanin. Tani ndoshta është tepër vonë për shkak të intensitetit të futbollit anglez. Cavani mund të ambientohej më mirë”, tha ai për “Sky Sport Italia”.