Kruja vijon zonë e kuqe, ja sa raste me koronavirus u shënuan orët e fundit

Përhapja dhe shtrirja e koronavirusit ka marrë përmasa të frikshme në vendin tonë.

Kruja ka qenë një zonë ku ka patur shumë raste të konfirmuara të infeksionit sidomos në fasoneritë e kësaj zone.

Nga 30 tamponë ditën e djeshme ne rrethin e Krujes 7 prej tyre deri tani janë pozitivë, shpjegojnë burimet për Syri.net.

Të prekurit jan vazhdim i infektimeve komunitare dhe e kontakteve të të infektuarve të mëparshëm.