Turistët me COVID-19/ Zv. Ministri grek i shqetësuar, publikon shifrat e shqiptarëve të infektuar

Në një konferencë për mediat, Zv. Ministri i Mbrojtjes Civile në Greqi, Nikos Haradalias ka raportuar numrin e pushuesve që janë infektuar me Covid-19 që prej 1 korrikut.

Ministri Haradalias deklaroi se autoritetet greke kanë kryer 127.900 testime që nga data 1 korrik, kur u hap edhe kufiri për turistët.

Ministri u shpreh se nga pushuesit kanë rezultuar pozitiv 295 presona të infektuar në total, ku përkatësisht: 78 raste janë shtetas serb, 63 bullgarë, 61 rumunë, 23 shqiptarë dhe 26 nga SHBA.

Në deklaratën e tij, zëvendësministri grek, ka raportuar se nga 1 korriku deri më tani, kanë hyrë në Greqi gjithsej 918.032 persona.