COVID-19/ 163 raste të reja në Maqedoninë e Veriut, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 1636 testime dhe 163 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.

Lajmi i mirë është se ditën e sotme nuk ka asnjë person të vdekur nga koronavirusi, 69 pacientë janë shërua pas kryerjes së testit.

Deri më tani janë bërë gjithsej 88.179 testime covid-19 në Maqedoni, numri i përgjithshëm me covid 19 të diagnostikuar që nga fillimi i epidemisë është 9412, numri i pacientëve të shëruar është 4940, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive është 4040.