Psikologia zbulon kuptimet e ëndrrave më të zakonta seksuale

Një psikologe ka analizuar ëndrrat më të zakonta seksuale që njerëzit kanë pranuar në një sondazh.

Ëndrra seksi me një ish

Në një lidhje krijohet një sjellje seksuale varësi-krijuese. Kur personi shikon në ëndërr ishin, shpesh është për shkak të rutinës së krijuar që ende nuk është larguar nga truri.

Ëndrra me një person të së njëjtit seks

Personi i të njëjtit seks me të cilin kryeni marrëdhënie në ëndrra mund të jetë përfaqësim i juaji.

Kjoo mund të tregojë se jeni shumë të përqëndruar te vetja ose e kundërta, keni nevojë për më shumë dashuri për veten.

Ëndrra seksi në publik

Këto ëndrra zakonisht tregojnë një dëshirë neurotike për të shokuar të tjerët, për të pasur vëmendjen e të gjithëve.

Ëndrra sikur partneri ju tradhëton

Një ëndërr e tillë mund të tregojë se vërtetë po ju tradhëtojnë. Nënndërgjegjia është shumë e ndjeshme ndaj të dhënave të fshehta dhe ëndrrat janë një mënyrë si ajo komunikon me ndërgjegjien.