FOTO/ ‘Shvercerat’ e Shkupit urojnë Tiranën: Suksese në Champions vëllezër

Tirana u shpall dje matematikisht kampione e Shqipërisë. Bardheblutë përfituan nga humbja e Kukësit me Vllazninë, pasi verilindorët ishin e vetmja skuadër që po mbante disi gjallë shpresat për titull.

Për Tiranën ky ishte titulli numër 25 në historinë e klubit. Festimet kanë qenë nga më të ndryshmet dhe deri në orët e vona nga tifozët bardheblu.

Gjithashtu urimet për këtë sukses kanë qenë të shumta. Mes urimeve ishte edhe ai i  klubit  shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Shkupi.

Klubi i Shkupit uroi Tiranën për një ecuri sa më të suksesshme në eliminatoret e Ligës së Kampionëve.

Gjithashtu edhe tifozët e Shkupit të njohur si “Shvercerat” uruan klubin bardheblu, pasi kanë marrëdhënie mjaft të mira me Tiranën dhe tifozët e saj.