TikTok rrezikon të mbyllet, cilësohet ‘po aq kërcënues sa Huawei’

Duket se 2020 është një vit i vështirë për TikTok.
Pas fjalëve për një fshirje të aplikacionit për shkak të një defekti, tashmë ai po shihet nga Britania si rrezik.
Një deputet britanik e cilësoi atë ‘po aq kërcënim për Britaninë sa dhe Huawei’. 
Sir Iain Duncan Smith bëri thirrje që aplikacioni të ndalohej në vend për shkak të lidhjeve me ‘shërbimet e inteligjencës kineze’, të cilat besohen se po vjedhin të dhënat e përdoruesëve për arsye spiunazhi.
TikTok, i cili lejon përdoruesit të ndajnë video të shkurtra me ndjekësit, është në pronësinë e kompanisë kineze ByteDance.