Foshnja e mrekullive/Mbijeton vogëlushja prematurë, lindi pa thonj dhe me lëkurë të pazhvilluar

Një foshnje që lindi 13 muaj prematurë tashmë është kthyer në shtëpi, pasi kaloi 82 ditë në kujdesin intensive në tre spitale të ndryshme.

Forrest Gardiner lindi 26 javëshe, 2 ditë para karantinës, pa thonjë, me sytë ende të ngjitur dhe me lëkurën aq delicate sa duhej të mbahej në një qese plastike.

Mamaja e saj e dinte që më parë se vuante nga ‘preclampsia’, një sëmundje që shkakton tension të lartë gjaku gjatë shtatzënisë.

Pavarësisht përpjekjeve të doktorëve, ajo u detyrua të lindte 26 javëshe, pasi simptomat filluan të përkeqësohen.

Pas kaq shumë vështirësish, vogëlushja mundi të shkojë për herë të parë në shtëpi dhe të takojë motrën e saj.