Jorida Tabaku nxjerr VIDEO-n: Ja si gënjeu Rama me rritjen e pagave

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka nxjerrë videon se si Edi Rama ka gënjyer me rritjen e pagave.

‘Edi Rama ka (keq)qeverisur duke u dhënë shqiptarëve lugën bosh.

Premtoi rritje pagash, por sot Shqipëria është me pagat me të ulëta në rajon dhe me konsumin më të ulët në rajon.

Taksa progresive dhe korrupsioni dëmtoi rëndë punën!

Premtime elektorale dhe gënjeshtra, kaq është e gjithë qeverisja e Ramës!’, shkruan Jorida Tabaku në reagimin e saj të bërë në faqen e Facebook.

Faktet në video:

Premtimi i Ramës 2017: Para përfundimit të mandatit bëmë rritjen më të madhe të rrogave.

Realiteti: Në Shqipëri, paga për një të punësuar të çfarëdo sektori apo niveli është më e ulëta në rajon

Premtimi i Ramës 2017: Ne, në mandatin që vjen do t'i rrisim rrogat me 40 %.

Realiteti: Paga mesatare në Shqipëri për vitin 2019 ishte 420 euro, që është të paktën 30 % më e ulët se të gjitha  vendet e tjera të rajonit. Ndërsa prej vitesh, rritja e  pagës nuk është prioritet prej qeverisë