Amnisti fiskale apo….?

Qeveria po konsulton shoqatat dhe dhomat e biznesit lidhur me projekt-ligjin “Për Amnistinë Fiskale dhe Penale për Subjektet qe bëjnë Deklarim Vullnetar te Pasurive”, siç njihet mediatikisht me termin amnisti fiskale.

Një amnisti e këtillë – “qe do te behet me patjetër edhe pse mund ta kundërshtoje bota” – u përmend për here te pare nga Kryerilindesi ne Kongresin e Rilindjes ne fund te Shkurtit 2020.

Ne ato pak here qe është diskutuar kjo çështje ne kohe pandemie gjithnjë është thënë dhe nënkuptuar se behet fjale për te amnistuar vetëm dhe vetëm shkeljet fiskale, qofshin me natyre administrative apo penale, kundrejt deklarimit te pasurisë apo te te ardhurave te pa deklaruara me pare, me pasoje mospagimin e djeshëm te taksave/tatimeve përkatëse, me kushtin e pagesës se sotme te një gjobe te arsyeshme ne përqindje te asaj qe deklarohet.

Ne faqen e Ministrisë se Financave dhe Ekonomisë thuhet se: “…Ky projektligj eshtë nje mundësi për legalizimin e pasurisë se krijuar nga individët dhe bizneset, përmes punës se ndershme. Deklarimi vullnetar i pasurisë informale te krijuar ne 30 vite do te jete i mundur per një vit…”.

Me këtë shpjegim duhet te besojmë se: i) projekt-ligji përjashton mundësinë e formalizimit te pasurisë se krijuar përmes krimeve te ndryshme, si dhe ii) te vetmet krime te amnistueshme, pasuria e rrjedhur nga te cilët mund te dekriminalizohet dhe formalizohet gjithashtu, janë krimet me natyre fiskale te tilla si ato ne nenet 180/181 te kodit penal per fshehjen e te ardhurave dhe mospagimin e taksave apo nenet 172/174/177 lidhur me kalimin e mallrave te natyrave te ndryshme kontrabande me qellim mospagimin e detyrimeve doganore, apo disa nene te tjera te identifikueshme specifikisht ne Kodin Penal qe lidhen me shmangien e detyrimeve a kontributeve me natyre fiskale ndaj shtetit.

Duket qe nuk është kështu. Përkundrazi, duket sikur ky ligj është bere, ne radhe te pare, për te formalizuar pasuritë e krijuara nga krimi, pastaj edhe per rastet e tjera te krijuara me pune te ndershme por informale.

Ne fakt, ne çdo amnisti përcaktohen shprehimisht veprat penale për te cilat falen apo iu lehtesohet denimi subjekteve përkatëse, te dënuar apo ne proces gjyqësor ose hetimor. Ne këtë projekt-ligj nuk veprohet kështu, pra nuk citohen nenet e përmendura ne paragrafin me sipër me natyre fiskale, por veprohet me tekniken e përjashtimit.

Ne ketë projekt-ligj përcaktohet një kategori specifike e veprave penale qe përjashtohen nga fusha e zbatimit te tij, pra nuk falen e po kështu nuk formalizohen as pasuritë e rrjedhura prej këtyre veprave penale specifike.

Te këtilla janë te gjitha veprat penale objekte te ligjit nr. 10192, datë 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” ndryshe i quajtur shkurt ligji anti-mafia.

Ky është një përjashtim i drejte, ndonëse do te ishte fare i panevojshëm nëse do te përdorej teknika e drejtpërdrejte e citimin te veprave/neneve me natyre fiskale qe amnistohen dhe jo teknika e përjashtimit.

Ky përjashtim, njëherazi konfirmon se çdo vepër tjetër penale e kryer nga dikush  e qe mund te këtë krijuar pasuri (produkte te krimit) nuk përjashtohet nga veprimi i këtij projekt-ligji amnistie dhe, kundrejt pagese 5, 7 apo 10%, mund te formalizohet pasuria e vene me krim, mjafton qe autori te mos jete nje nga ata qe po iu con formular cdo dite OFL-ja apo te mos jete zyrtar i larte dhe familjar i tij.

Behet fjale ketu per nje numer te madh, mbi 100 nene te Kodit Penal, pra  mbi 100 vepra penale, jo me natyre fiskale, nga kryerja e te cilave mund te jete perftuar pasuri nga autori (jo nga cdo veper penale perftohet pasuri) e qe ju jepet kjo mundesi amnistie penale dhe formalizimi pasuror me pagese.

Nder keto po permend vetem disa syresh, te tilla si: vjedhja; vjedhja e veprave te artit e kultures; trafikimi i mjeteve motorike; mashtrimet; mashtrimet me skemat piramidale; mashtrimi kompjuterik; shkelja e te drejtave te pronesise intelektuale; falsifikimi i nenshkrimeve; konkurrenca e paligjshme permes dhunes; ushtrimi pa licence i veprimtarise bankare/financiare; kontrabanda me mallrat e ndaluara; falsifikimi i monedhave apo letrave me vlere; disa raste te tjera te falsifikimeve; venia ne sherbim te shteteve te huaja; mbajtja, prodhimi apo shitja pa leje e armeve; pervetesimi i parave apo mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale; prodhimi ose shitja e ushqimeve dhe lendeve te rrezikshme per shendetin; disa krime kompjuterike, e plot e plot te tjera,

Imagjinoni per nje moment dike qe ka perftuar pasuri permes mashtrimit te dikujt e qe falet penalisht me kete ligj si dhe gezon pasurine e pervetesuar me mashtrim duke i paguar nje takse shtetit ndersa i demtuari mbetet me gisht ne goje.

Imagjinoni se sa lehte do te formalizohen e gezohen me kete ligj, qetesisht e brez pas brezi, pasurite e vjedhura ne Shqiperi apo ne vende te tjera nga gjithe hajdutet shqiptare ndersa te demtuarve s’ju mbetet gje tjeter vecse te plasin nga marazi.

Imagjinoni qe makinen qe ta kane vjedhur, hajduti ta formalizoje si te veten me kete ligj e, nje dite, te te kaloje perpara serbes-serbes se ia ka paguar taksen e purifikimit shtetit.

Lexuesi mund te imagjinoje plot situate te tjera, mjafton t’i shkoje cdo vepre penale qe perfshihet ne fushen e zbatimit te ketij projekt-ligji nese miratohet keshtu sic eshte shkruar.

Kam qene dhe jam pro nje amnistie fiskale, qofte per anen penale-fiskale e qofte per ate administrative-fiskale te saj. I mbetem mendimit se kjo eshte e dobishme. Sic kemi bere nder vite disa amnisti penale per shume vepra kriminale mund te behet, te pakten nje here, edhe nje amnisti fiskale me natyre te dyfishte, kundrejt nje pagese te aresyeshme (1-3 %) ne perfitim te shtetit, pra te shoqerise. Mbeshtes gjithashtu idene se nga nje amnisti e ketille, e paster fiskale, te mos perjashtohet askush.

Gjithashtu, nuk dua te besoj se qellimi i vertete i Qeverise eshte amnistia, si me spont, e plot veprave kriminale dhe pasurise se perftuar prej tyre. Por, menyra si eshte shkruar projekt-ligji, con ne pasojat e mesiperme e, me plot gjasa, ne konflikt me disa konventa nderkombetare kunder kriminalitetit te ratifikuara integralisht nga Republika e Shqiperise, si dhe ne konflikt me Kushtetuten e Shqiperise, te pakten per cenimin e te drejtave pasurore te personave te trete te demtuar.

Per ceshtjet e tjera te ketij projekt-ligji nuk ia vlen te merresh pa u sqaruar me pare ceshtja kardinale pra, nese kemi te bejme me nje amnisti te dyfishte fiskale, (dhe pra eshte perdorur teknika e gabuar e shkrimit ligjor qe con ne keqkuptim) apo kemi te bejme me nje ligj qe qellimisht amniston, pa i cituar shprehimisht - per hi syve - plot veprave te tjera penale jofiskale dhe produktet e perftuara nga kryerja e tyre.

Nese eshte kjo e dyta, qeveria me kot rreket ta fshehe. E nese eshte e vendosur ta beje i sugjeroj qe te beje dy projekt-ligje - njerin pastertisht e vetem per amnistine fiskale dhe punen e ndershme informale dhe tjetrin per amnistine fiskale, pasurore e penale per hajdutet, mashtruesit, falsifikatoret, kontrabandistet e te tjere te ketij kallepi.

Me pas, secili sipas kokes te le zgjedhe kapelen. Mos i fusni te gjithe ne nje thes.