Manchester United merr një ‘dhuratë’ nga Tottenhami i Mourinhos

Jose Mourinho i bën një dhuratë të çmuar Manchester United në Premier League.

Tottenhami që drejtohet nga trajneri portugez shkatërroi 3-0 Leicester City-n dhe u jep mundësi “Djajve të Kuq” që të parakalojnë pikërisht “Dhelprat” në renditje, sigurisht nëse marrin pikë në sfidën e 22 korrikut ndaj West Hamit në “Old Trafford”.

Në “Tottenham Hotspur Stadium” të Londrës sfida praktikisht u vendos që në pjesën e parë, që u mbyll 3-0.

Rezultati u zhbllokua në minutën e gjashtë nga Sn Heung-Min, goditja e të cilit u devijua nga Justin, për të ardhur më pas te dy golat e Harry Kane në minutat 37’ dhe 40’, në të dy rastet pas bashkëpunimit me brazilianin Lucas.