Gjendet një makinë luksoze e braktisur në Mamurras, dyshimet ...

Një makinë tip fuoristradë është gjetur e braktisur në autostradë pranë Mamurrasit.

Burime bëjnë të ditur se dyshohet që automjeti luksoz ‘Range Rover’ është grabitur në plazhin e Velipojës.

Policia e Kurbinit po punon për sqarimin e rrethanave grabitjes se mjetit.

Nga të dhënat mësohet se policia e ka ndjekur mjetin deri në Lezhë dhe më pas ai ka humbur nga sytë.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare për këtë mjet.