Më në fund dalin FOTO nga ceremonia sekrete e martesës së princesh Beatrice

Princesha Beatrice dhe manjati i pronave Edoardo Mapelli Mozzi kurorëzuan dy ditë më parë historinë e dashurisë së tyre me një  një ceremoni private në Windsor.

Dasma u zhvillua të premten në mëngjes, në një ceremoni ku morën pjesë mbretëresha, duka i Edinburgh-ut dhe të afërm të tjerë.

Gjithashtu ceremonia u zhvillua me të gjitha udhëzimet përkatëse të qeverisë për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Dhe ditën e sotme dalin për herë të parë foto nga kjo ceremoni sekrete.

Princesh Beatrice shfaqet një nuse mjaft e thjeshtë po që shkëlqen me vellon e bardhë.

Kujtojmë që Mapelli Mozzi - i njohur si Edo - dhe Beatrice u takuan dhe nisën të dilnin në vjeshtën e vitit 2018.

Ata u fejuan gjatë një udhëtimi fundjave në Itali, shtatorin e kaluar.

Ai ka edhe një djalë me ish-të fejuarën Dara Huang.

Dasma e princeshës dhe Edoardo-s ishte planifikuar kohë më parë, por fati deshi që të anulohej disa herë.