Skaneri e nxori me koronavirus, 28-vjeçarja niset me urgjencë drejt Tiranës

Mbrëmjen e së shtunës, një rast i ri me koronavirus është konfirmuar në Elbasan.

Një 28-vjeçare është paraqitur në urgjencë me vështirësi në frymëmarrje dhe pasi të resë i është bërë skaneri, është konstatuar se është prekur nga koronavirus.

Menjëherë ajo është transportuar me urgjencë nga Elbasani drejt Spitalit Covid 2 në kryeqytet për të marrë mjekimin e duhur.

Sot qarkut të Elbasanit ju shtua edhe bashkia e Peqinit si bashki e prekur nga Covid-19 me dy raste të konfirmuara pozitive.