Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja: Objektivi është Europa, e ardhmja ime...

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja deklaroi të ardhmen e tij do ta zyrtarizojë pas fundit të sezonit.

Gjat? një interviste për “Supersport”, pas fitores 0-1 me Luftëtarin, Daja përsëriti sërish se do të presë vendimin e Gjykatës Federale për Skënderbeun për të zgjidhur përfundimisht dilemën e të ardhmes së tij.

Ndeshja – Është fundi i kampionatit. Të gjithë ekipet kanë priobleme dhe hoshilacione. E dinim që Luftëtari që ka rënë, por që ka disa djem që duhen falënderuar që luajnë dhe japin maksimumin. E kishim thënë përpara ndeshjes dhe rezultoi kjo gjë. Në këto momente që jemi, mund ta kishim çuar rezultatin në qetësi. Në fund fare, kemi humbur shumë raste.

Kur ka rënie të gjendjes fizike, në fillim fare rëndohet sisemi nervor, nuk e ke më qetësinë. Plyus, kishim ndryshuar dhe vendosjen. Donim që lojtarët të ishin në disa pozicione, por në shumë raste duhej të shënonim, sepse ishin të lehta për të shënuar.

Objektivi i Dajës – Objektivat e mia shkojnë paralelisht me ato të Skënderbeut. Dua të marr maksimumun me çdo ekip. Pas pandemisë nuk kemi patur atë fortë. Meritë kanë dhe djemtë, që në dy ndeshjet e fundit, të japin maksimumin për të shkuar në Europë. Presim vendimin e Gjykatës Federale.

Krasniqi – S’po i shtoj asgjë konstatimit. Djemtë e rinj të Luftëtarit duan të promovojnë veten, nuk kanë eksperiencën e duhur. Për Krasniqin ul shpejtësinë e veprimit në zonën e golit, po ta krahasoje me rastin e golit, që erdhi me shpejtësi maksimale, në rastet e tjera erdhi me shpejtësi më të ulët. Nëse nuk shpreh potencialin fizik dhe teknik, bëhe më e vështirë loja për ne.

E ardhmja – Përgjigje e përsëritur. Do të jem trajner i Skënderbeut. Edhe këto 10 ditë që kanë mbetur t’i motivoj djemtë për Europën. Për të ardhmen, shohim e bëjmë”, përfundoi trajneri i Skënderbeut Ilir Daja.