Rama në këshillin politik, merr me vete edhe Murrizin

Në mbledhjen e Këshillit Politik që do të mbahet nesër në orën 11:00, opozita parlamentare ka vendosur të përfaqësohet nga Myslim Murrizi dhe jo nga Rudina Hajdari, e cila i ka përfaqësuar në marrëveshjen e 5 qershorit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Edmond Stojku ka bërë të ditur lajmin, ku ka njoftuar edhe këtë ndryshim të rëndësishëm mbi interesat e opozitës parlamentare.

 “Te nderuar miq! Ju njoftoj se pas dakortesise se paleve te keshillit politik, si dhe miqve tane te nderuar nderkombetare, per proçesin e ndryshimeve kushtetuese, opozita parlamentare vendosi perfaqesimin e saj!

Ne emer te 28 deputeteve firmetare te tre grupeve parlamentare dhe te deputeteve te pavarur, me te te cilet kemi kerkuar ndryshimet kushtetuese per: 1-Sistemin zgjedhor; 2-Listat e hapura; 3-Zbatimin e rekomandimeve te Osbe Odihrit per depolitizimim e komisionereve, pra per administrate zgjedhore publike.

Jemi dakortesuar qe Perfaqesuesi yne ne keshillin politik te jete kreu i grupit Demokrat, Deputeti Z.Myslim Murrizi!”